Në ATV, janë përballur drejpërdrejtë Feraj dhe Daut Haradinaj, vëllai i Ramush Haradinajt.
Përderisa Feraj ka shpejguar arsyet se përse i ka drejtuar këto pyetje publike Ramush Haradinajt, Daut Haradinaj ka thënë se nuk do të merret fare me të.
“S’më ka bërë përshtypje dhe nuk i komentoj fare madje”, ka thënë ai.
“Unë as që merrna me këso njerëz, nuk i komentoj”, ka vazhduar Haradinaj, duke ngritur pyetjen edhe njëherë për intervistën e famshme të Kurtit për mediat nga burgjet serbe.
Zyrtari i Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj i ka shtruar një pyetje retorike publikisht kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke e sfiduar atë të përgjigjet se përse ai nuk u vra në luftë sikurse vëllezërit e tij të rënë.
Kjo pyetje e Ferajt erdhi pasi që Haradinaj kishte pyetur Kurtin se përse i ishte lejuar vetëm atij të jepte një intervistë nga burgjet serbe, e jo edhe Ukshin Hoti apo Nait Hasani.