Live

Debat me Ridvan Berishën| Klinaku: Kjo qeveri nuk mund të diskutoj për ligjin e ri dhe as për verifikimin e listave të kategorive të luftës

20:44 / 06 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK’së, Faton Klinaku.

Klinaku ka diskutuar tema të ndryshme ne theks të vecantë, pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë Kurti, pakënaqësi të cilat mund të manifestohen me protesta.

Tutje ai tregon arsyen se pse nuk mund të diskutohet për ligjin e ri dhe as për verifikimin e listave të kategorive të luftës.

“Kjo qeveri ka krijuar opinion publik që kinse nuk e din se si kanë shkuar gjërat, verifikimin e ka bërë qeveria përmes komisionit që ka formuar edhe pse i tërë zinxhiri është marrë me verifikimin e listave, ka edhe komision qeveritar i cili është para trupit gjykues sepse është një proces gjyqësor që në shkallën e parë është shpallur i pafajshëm dhe tash do dalë përsëri në gjykatë në shkallën e dytë.  Prokuroria pas këtij inicimi që është bërë ka marrur të gjitha dosjet e veteranëve të luftës dhe i kanë sekuestruar në zyren e Qeverisë, për të bërë një verifikim sepse edhe procesi është në gjykatë. Për këtë arsye nuk mund të flitet as për ligj të ri e as për verifikim e as për vlerësim të kategorive të luftës për shkak se Qeveria nuk ka asnjë dosje aty.” theksoi Klinaku.

Shpërndaje në

U Kopjua