Live

Dedaj në Hagë: Rugova ishte themelues i shtetit të Kosovës, Thaçi e përmbylli procesin e pavarësisë

12:03 / 06 Nëntor 2023

Nga Kosova Live

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj është duke dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë në cilësinë e dëshmitarit, shkruan Kosovalive.net.

Gjatë dëshmisë së tij, Dedaj ka thënë se gjatë luftës ka qenë organizator i shumë demostratave në Kosovës, siç tha ai kundër kriminelit Slobodan Millosheviq.

“Gjatë luftës kam qenë organizator i të gjitha demostratave kundër kriminelit dhe kasapit të Ballkanit Millosheviq. E kam organizu në Prishtinë 60 demonstrata të cilave të gjitha unë ju kom pri, për me mujt me sensibilizu çështjen e Kosovës, mu solidarizu me UÇK-në, mu solidrizu me NATO-n që ta shpëtojë popullin e Kosovës”, tha fillimisht Dedaj.

Ai gjithashtu tha se ka lëndime në trup, dhe se ka të vendosura stenta, derisa theksoi se Serbia ia ka vrarë 12 anëtarë të familjes.

“Unë kam lendim ne zemër, e kam zemrën me tela që ma ka shkaktu Serbia. Kam stenda në zemrën time, kam lëndime në shpirtin tim, qenien time, sepse Serbia m’i ka vra 12 anëtarë të familjes, në mesin e tyre edhe dy të mitur”, tha ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

“Presidenti Rugova është themelues i shtetit të Kosovës, ndërsa lideri Hashim Thaçi e ka përmbyll procesin e pavarësisë së Kosovës”, tha tutje ai.

Dedajt iu kërkua nga gjykatësja që të përgjigjej më shkurt, por që ai tha se është e pamundur që të mos shpjegohet në detaje, derisa shtoi se mund të rrinte aty te fliste deri në një muaj.

Shpërndaje në

U Kopjua