Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Ragip Fetahu ka thënë se është sulmuar nga kolegu i tij, Artrit Mulliqi.
Fetahu tha se motivi i sulmit të Mulliqit ndaj tij mund të ketë ndërlidhje me garën për funksionin e shefit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.
“Kjo mund të jetë vijimësi e problemeve të brendshme partiake dhe mund të jetë frustrim i tij për shkak se nuk ka arrit të sigurojë një votë që i ka mungu për t’u bërë shef i grupit”, tha Fetahu, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook.
LEXO MË SHUMË: Asamblisti i LVV-së, Artrit Mulliqi konfirmon përleshjen, tregon gjendjen e tij shëndetësore
Ai tha se ngjarja e sotme është “inskenim i pastër i formacioneve të brendshme parapolitike të LVV-së”.
Postimi i plotë i Ragip Fetahut:
Të dashur qytetarë,
sot në oborrin e Komunës jam sulmuar fizikisht në Kolegu im z. Artrit Mulliqi.
Pas pauzës së shkurt të Kuvendit dola për të marë një kafe dhe ujë në një Kafene pranë Kuvendit.
Duke u kthyer për në Komunë, z. Mulliqi më vjen nga pas dhe më drejtohet kështu; ku je ti që sponsoron lajme të rrejshme për mua. Unë i drejtohem; ti ke kërku votë për shef të Asambleistëve, secili e ka punën e tij, mos mu drejto mua kështu. Pas këtyre fjalëve z. Mulliqi më kap në këmishe dhe duke më fyer e ofenduar, e duke më sharë me nënë e familje. Kam tentuar disa herë ta largojë me duar por nuk munda. Kam lëvizur me duar pa ndërprerë. Por, ai nuk më lëshonte. Kanë ndërhyrë disa persona për ta larguar dhe në tentim e sipër më godet në pjesën e pasme të kokës duke më shkaktuar dhembje ekstreme të kokës dhe marramendje.
(Dëshmi janë kamerat e komunës)
Pas kësaj situate, unë jam larguar me shpejtësi nga oborri i komunës, sepse kolegu tërë kohën me shante dhe tentonte të afrohej.
Nuk kam pas asnjëherë probleme me këtë person.
Kjo mund të jetë vijimësi e problemeve të brendshme partiake dhe mund të jetë frustrim i tij për shkak se nuk ka arrit të sigurojë një votë që i ka mungu për t’u bërë shef i grupit.
Ky është inskenim i pastër i formacioneve të brendshme parapolitike të LVV, në raport me mua për shkak të qëndrimeve të mia parimore në interes të qytetarëve të Llapit.
Do të jem përjetë vetëm në interes të tyre, e jo pjesë e grupacioneve dhe formacioneve fetare e parapolitike!
Msc. Ragip Fetahu