Live

Dëmtohet ura në rrugën Prishtinë-Gjilan, Durmishi lut qytetarët për kujdes

23:41 / 19 Janar 2023

Nga Kosova Live

Zëvendësministri i MMPHI-së, Hysen Durmishi ka njoftuar se është dëmtuar ura në rrugën Prishtinë Gjilan te Liqeni i Badovcit.

Ai ka thënë se ekipet përkatëse po punojnë për ta sanuar dëmin, teksa ka lutur qytetarët që e frekuentojnë këtë rrugë për kujdes.

“Në rrugën Prishtinë – Gjilan është dëmtuar ura te liqeni i badovcit. Ekipet janë duke u munduar që ta sanojnë sa më shpejtë që është e mundur. Ju lutemi të gjithëve që e frekuentojnë këtë rrugë të lëvizin me kujdes të shtuar”, ka thënë ai.

Shpërndaje në

U Kopjua