Live

Departamenti i Shtetit Amerikan: Të zhgënjyer që s’pati marrëveshje në Bruksel, Kurti të punoj me Borrellin dhe Lajçakun

08:37 / 22 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Përmes një deklarate, Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara ka thënë se ShBA-ja është e zhgënjyer që udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë dështuan që të pajtoheshin me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, të hënën për një zgjidhje për krizën e tanishme në Kosovë.

“Ne i bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të punojë me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Borrell,, dhe përfaqësuesin e posaçëm, Lajçak, për të arritur një kompromis të drejtë. Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq do të duhet të bëjnë koncesione për t’u siguruar që ne të mos i rrezikojmë dekadat e paqes së fituar me vështirësi në një rajon tashmë të brishtë”– thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

“Ne i bashkohemi BE-së në thirrjen ndaj Kosovës që menjëherë t’i pezullojë masat e planifikuara që do t’i eskalonin tensionet, përfshirë shqiptimin e gjobave për vetura”- thuhet më tej në deklaratë.

“Të dyja palët duhet të përmbahen nga ndërmarrja e hapave provokues, t’i përmbushin obligimet e tyre nën dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme”- përmbyllet deklarata.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...