Live

Deponohen para false në një bankë në Prizren

09:55 / 30 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Një përfaqësues i një banke në Prizren ka raportuar se nga klientë të ndryshëm janë deponuar një shumë parash që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në raportin e policisë thuhet se të hollat janë konfiskuar nga ekipi forenzikës, përcjell Klankosova.tv.

“Më 29.09.2025 ankuesi mashkull kosovar përfaqësues i një banke, ka raportuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar një shumë parash që dyshohet të jenë të falsifikuara. Të hollat janë konfiskuar nga ekipi forenzikës, rasti në procedure hetimore”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua