Live

Deputetët Batusha e Thaçi: Votuam kundër, por jemi pro që të bëhet dhoma për trajtimin e pacientëve me kancer

18:05 / 16 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Deputetët që votuan kundër në Kuvendin e Kosovës ishin ata të Lëvizjes Vetëvendosje.

Dy prej tyre, Agon Batusha e Halil Thaci folën për Front Online.

Ani pse votoi kundër, Batusha pohon se dhoma e izoluar duhet të ndërtohet, por përmes SHSKUK-së.

“Duhet mu ndërtu, pajtohem, por ajo duhet me shku përmes SHSKUK-së sepse nuk zgjidhet me një amendament. Amendamenti mundet me bë vetëm buxhet, por derisa nuk ka planifikim të mirëfilltë prej SHSKUK-së. Ne nuk është që s’jemi dakord, por duhet të shkojmë prej procedurave nga SHSKUK që me u bë planifikimi i duhur, jo vetëm të bëjmë popullizëm e ta lëmë me aq”, theksoi ai.

Deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Halil Thaçi thotë se qytetarët e Kosovës duhet të trajtohen brenda vendit, porse është Qeveria ajo që vendos për prioritetet.

“Unë konsideroj që është plani i qeverisë dhe ajo është një çështje që qeveria e sheh të arsyeshme apo nuk e sheh të arsyeshme ndërtimin e asaj qendre, nuk jam i fushës së shëndetësisë dhe nuk e di se sa është e nevojshme dhe sa është parësore ajo punë, unë e di që është shumë  e nevojshme për qytetarët që të kenë një trajtim brenda Kosovës. Mirëpo ne si deputet të Kosovës e kemi mbështetë planin e qeverisë dhe programin e qeverisë dhe ndërtimet e tyre që ata i shohin si të nevojshme”, u shpreh ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...