Live

Deputetët e VV-së i thanë “JO”, por pacientët me kancer të gjëndrës tiroide s’kanë ku të trajtohen

17:45 / 16 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kosova ende nuk ka dhomë të izoluar për trajtimin e pacientëve me kancer të gjëndres tiroide.

Nevojiten 70 deri në 100 mijë euro që një dhomë e tillë të funksionalizohet në Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare në QKUK.

E në mungesë të saj, pacientët që vuajnë me këtë sëmundje, detyrohen të kërkojnë ndihmë jashtë vendit.

Për vështirësitë me të cilat po përballen pacientët, ka folur për Front Online drejtori i Shërbimit Klinik i Mjekësisë Nukleare.

“Po varësisht, brenda vitit është rrit numri i tyre, për shkak që edhe diagonsifikimi është më i madh 100-120 na ka mbërri numri në vit, që kërkojnë trajtim pas operacionit. Po diku 75-80 deri në fund të viti arrin në 100 që kanë shku për trajtim jashtë vendit. Ne ende nuk e kemi dhomën, nuk kushton shtrenjtë 70 deri në 100 mijë euro maksimumi”, tha ai për Front Online.

Drejtori i Mjekësisë Nukleare: Për inate politike dështoi të bëhet dhoma për trajtimin e pacientëve me kancer të gjëndrës tiroide

Një tentativë e tillë që Kosova të bëhet me këtë dhomë u iniciua dje në Kuvendin e Kosovës nga deputetët e LDK-së.

Por, ishin deputetët e mazhorancës ata që pamundësuan që kjo nismë të jetësohej.

Ata votuan kundër.

Kjo ishte edhe një kërkesë e vazhdueshme e QKUK-së që nga viti 2015.

Drejtori Spahiu thotë se refuzimi po ndodh për shkak të inateve politike.“Kërkesa është përherë, moti është kërkesa, prej vitit 2015, por nuk e ka shpreh dëshirën askush, nuk ka pasë askush vullnet të bëjë diçka. Po, nuk është votuar, s’ki çfarë iu bënë, për inate personale, Ata inatet po i mbajnë personale është problemi i deputetëve, a po pësojmë ne si mjekë së pari, por më së shumti pëson pacienti”, deklaroi ai për Front Online.

Deputetët Batusha e Thaçi: Votuam kundër, por jemi pro që të bëhet dhoma për trajtimin e pacientëve me kancer.

Deputetët që votuan kundër në Kuvendin e Kosovës ishin ata të Lëvizjes Vetëvendosje.

Dy prej tyre, Agon Batusha e Halil Thaci folën për Front Online.

Ani pse votoi kundër, Batusha pohon se dhoma e izoluar duhet të ndërtohet, por përmes SHSKUK-së.

“Duhet mu ndërtu, pajtohem, por ajo duhet me shku përmes SHSKUK-së sepse nuk zgjidhet me një amendament. Amendamenti mundet me bë vetëm buxhet, por derisa nuk ka planifikim të mirëfilltë prej SHSKUK-së. Ne nuk është që s’jemi dakord, por duhet të shkojmë prej procedurave nga SHSKUK që me u bë planifikimi i duhur, jo vetëm të bëjmë popullizëm e ta lëmë me aq”, theksoi ai.

Deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Halil Thaçi thotë se qytetarët e Kosovës duhet të trajtohen brenda vendit, porse është Qeveria ajo që vendos për prioritetet.

“Unë konsideroj që është plani i qeverisë dhe ajo është një çështje që qeveria e sheh të arsyeshme apo nuk e sheh të arsyeshme ndërtimin e asaj qendre, nuk jam i fushës së shëndetësisë dhe nuk e di se sa është e nevojshme dhe sa është parësore ajo punë, unë e di që është shumë  e nevojshme për qytetarët që të kenë një trajtim brenda Kosovës. Mirëpo ne si deputet të Kosovës e kemi mbështetë planin e qeverisë dhe programin e qeverisë dhe ndërtimet e tyre që ata i shohin si të nevojshme”, u shpreh ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...