Live

Deputetët mbajnë një minutë heshtje në nderim të të vrarëve ukrainas

10:50 / 27 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko po merr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët, në fillim të seancës kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të të vrarëve ukrainas në luftën e nisur nga Rusia atje tash e gati një vit.

Deputeti Goncharenko javë më parë kishte dorëzuar në Kuvendin e Ukrainës një rezolutë përmes së cilës kërkonte njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua