Shefja Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se këtë javë nuk do të ketë seancë parlamentare, për shkak se dy delegacione do të jenë në udhëtim jashtë shtetit.
Ajo tha se seanca do të vazhdojë javën e ardhshme.
“U konfirmua se në këtë javë nuk do të këtë seanca plenare sepse dy delegacione të vendit do të jenë në udhëtime jashtë vendit. I bije që seancat e radhës i bie që të jenë në javën e ardhshme. Të gjitha komisionet do te vazhdojë mbledhjet”, tha ajo.