Live

Deputetët nuk merren vesh mes vete, pamundësojnë miratimin e katër marrëveshjeve ndërkombëtare

20:08 / 22 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Sot në Kuvend nuk arritën të merrnin miratim katër marrëveshje ndërkombëtare, për shkak të mungesës së kuorumit dhe unitetit mes deputetëve të pushtetit e atyre të opozitës.

Ligjvënësit nuk i dhanë dritën jeshile marrëveshjes së nënshkruar nga ministri i Financave me Fondin OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar për marrjen e një kredie deri në 40 milionë dollarë si mbështetje buxhetore.

Krahas deputetëve të VV-së, mbështetje për kredinë nga OPEC-u dhanë edhe ata të PDK-së e AAK-së, por me kundërshtim të LDK-së, nuk u arrit që të mblidhen 80 votat e nevojshme për ratifikim.

LDK e kundërshtoi edhe marrëveshjen e reformës së ndihmës sociale.

Si pasojë e mungesës së kuorumit, dështoi dhe seanca duke bërë që në votim të mos dilnin as dy marrëveshje të tjera. Pa u shqyrtuar mbetën edhe Projektligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhunën ndaj grave dhe dhunën në baza gjinore, si dhe Strategjia për Energji e viteve 2022-2023.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...