Live

Deputetët shpenzuan afër 30 mijë euro për bileta aeroplani, për tre muaj

16:21 / 13 Mars 2023

Nga Kosova Live

Deputetët e Kuvendit të Kosovës vetëm në tre muajt e fundit të vitit 2022 kanë shpenzuar afër 30 mijë euro për bileta aeroplani. Bëhet fjalë për muajin tetor, nëntor e dhjetor të 2022-ës.

IndeksOnline ka siguruar raportin e Kuvendit të Kosovës me shpenzimet tre mujore të deputetëve ku vetëm në një udhëtim të realizuar, saktësisht me datë 17 tetor, deputetët shpenzuar 6 mijë e 482 euro.

Agjensioni Turistik “Altavia Travel SHPK” është kontraktuar nga Kuvendi për udhëtimin e deputetëve, respektivisht me bileta aeroplani.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha është ndarë në një rubrikë të raportit, i cili me 5 dhjetor 2022 figuron që ka shpenzuar 926.7 euro.

Shpërndaje në

U Kopjua