Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në një intervistë ekskluzive dhënë për Kosovalive.net, ka ka folur për marrëveshjen e 27 shkurtit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se si një pjese të opinionit kosovar, iu krijua përshtypja sikur Kurti “nuk e ka nënshkruar një marrëveshje të dëmshme për Kosovën”.
Ai ndër të tjera ka folur edhe se pse i ka ndarë rrugët e tij me kryeministrin Kurti dhe dështimet e Qeverisë Kurti si në diplomaci, arsim, shëndetësi, largimi i të rinjëve nga Kosova dhe “urdhërat” e Dejona Mihalit në subjektin e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Unë i kam thënë edhe më herët vetëm se i kam paraprisë, se nëse ky proces i dialogimit rezulton në pranimin e Asociacionit e që është pika e 10, që e obligon anën e Kosovës që të zbatoj të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog të cilat mbeten në fuqi dhe detyruese. Sigurisht që unë nuk jam pjesë e zbatimit të kësaj marrëveshje dhe nuk jam pjesë e një legjislacioni i cili do të ratifikoj një marrëveshje të tillë, sepse në fund të fundit marrëveshjet ndërkombëtare duhet të ratifikuar në parlamentin e Kosovës”, ka thënë deputeti Abazi.
Deputeti Abazi, ka deklaruar se edhe pse nuk wshtw pjesë e legjislacionit, kjo nuk do të thotë që nuk do të jem deputet, por asesi nuk do t’a votojnë një marrëveshje që ka Asociacionin e çfardo llojshëm.
“Kur them që nuk jam pjesë e legjislacionit, kjo nuk do të thotë që nuk do të jem deputet, por asesi nuk do t’a votojnë një marrëveshje që ka Asociacionin e çfardo llojshëm, Unë nuk jam Besnik Bislimi për të thënë se “nuk jam pjesë e dialogut nëse bëhet Asociacioni”, me kompetenca ekzekutive apo jo ekzekutive dikush le të vije e t’a bëjë. Unë e kamë thënë qartë dhe e them prap- nuk e ngris dorën si deputet i Republikës së Kosovës për çfardo marrëveshje që ka Asociacioni”, ka thënë Abazi.
Ai ka shtuar se për dy vite kjo marrëveshje është produkt i dështimit të dialogut dy vjeçar.
Ndiqeni intervistën e plotë: