Live

Deputeti Basha përfshihet në kritikat ndaj vizitës së Orbanit në Rusi

18:14 / 05 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje është përfshirë në reagimet e shumta që janë bërë të premten nga liderë evropianë për shkak të vizitës së kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, në Rusi.

Basha i ka reaguar shefes së Komisionit Evropian, Urusla von Der Leyen, e cila i ka thënë Orbanit se qasja e butë ndaj Rusisë nuk e ndalë Putinin.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka thënë se e njëjta mund të thuhet për Josep Borellin dhe emisarin Miroslav Lajcak, meqë sipas tij janë treguar të butë ndaj Serbisë. Basha thotë se BE-ja ka qëndruar e heshtur ndaj një qasjeje të tillë.

Shpërndaje në

U Kopjua

Të tjera nga Ballina