Live

Deputeti i PDK-së: Policët e bllokuar ushqehen me “pashteta”, kurse Kurti me ministrat nëpër restorante

17:51 / 20 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos reagim ndaj situatës në pjesën veriore të vendit.

Ai ka thënë se janë bërë 11 ditë që disa policë të Kosovës janë bllokuar në kufij nga forcat terroristë ruso-serbe, ndërsa qeveria nuk po ndërmerr asnjë veprim.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se gjatë terë kësaj kohe policët po ushqehen me “pashteta” e “gullasha”.

Sipas tij, gjatë kësaj kohe zyrtarët qeveritarë po ushqehen nëpër restorante të Prishtinës duke pirë verë e birra.

“Ka 11-të ditë policët tanë të rrethuar e të bllokuar në kufi nga forcat terrorriste ruso-serbe; Ka 11-të ditë që policët tanë me “pashteta” e “gullasha” pa u rru e pa u la, ndërsa Kurti me ministra nëpër restoranet e Prishtinës duke pi verë e birra dhe duke ngrënë peshk të shtrenjtë; Ka 11-të ditë që KFOR nuk reagon me i zhblloku policët tanë e Kurti gënjen se ka koordinim me KFOR; A e kuptojnë këta si ndihen familjet e fëmijët e 11 policëve; Çfarë ka të bëjë kjo me sovranitet. Kjo është gjendje lufte!”, ka shkruar ai, duke përmendur edhe presidenten Osmani.

“Ku është reagimi i ” komandantës supreme”, i “Gjeneral ” Kurtit, i “nënkolonel” Bislimit, i komandant Sveçlës apo i Zonjës Non-Grata Haxhiu, etj. MARRE!”, ka shkruar ai

Shpërndaje në

U Kopjua