Live

Deputeti i PDK’së: Grupet kriminale në veri janë mobilizuar për protesta e barrikadime

22:18 / 05 Nëntor 2022

Nga admin

Deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku ka reaguar pas situatës së krijuar me largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.

Lushtaku përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se situata e krijuar në veri ka ardhë si pasojë e vendimeve të njëanshme dhe të pa matura nga Qeveria.

Sipas informacioneve që Lushtaku ka, grupet kriminale në këtë pjesë janë mobilizuar si kurrë më parë, ashtu që në bashkëpunim edhe me Listën Srpska janë duke u mobilizuar që nesër të organizojnë protesta dhe barikadime në veri, për të cilat veprime vetëm po presin urdhërin nga Beogradi zyrtar.

“Ambasadat e shteteve të Kuintit e kanë zvogëluar bashkëpunimin me Qeverinë e cila po vepron njëanshëm, pa pasur fuqinë që t’i ndalojnë veprimet e paligjshme në veri kurse siç po lëvizin gjërat, veriu i Kosovës po shkon larg nga kontrolli i Institucioneve sovrane të Kosovës”.

Shpërndaje në

U Kopjua