Live

Deputeti i VV i del krah shefit të tij Kurti se Kosovën s’mund ta përfaqësojë SHBA-ja dhe anasjelltas

17:55 / 07 Janar 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka arsyetuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një nga deklarimet e këtij të fundit, raporton Gazeta10.

Kurti kishte thënë se ai s’mund të përfaqësojë SHBA-në dhe se as SHBA-ja Kosovën, dhe këtë Gola e ka konsideruar si një nga gjërat e vetkuptueshme.

Më tej, Gola ka pyetur se kush mund të ketë dilemë se shtetet janë sovrane dhe kanë përfaqësuesit e tyre zyrtar dhe legjitim?

Tutje, ai ka thënë se ka tendenca që përmes përzdredhjeve të qëllimshme diskurisve të portretizohet Kurti si antiamerikan.

Postimi i tij i plotë:

“Se ambasadoret, as ata te ShBA-se e asnje tjeter, nuk perfaqesojne shtetin e Kosoves dhe as kryeministri i Kosoves nuk perfaqeson shtetet respektive te ambasadoreve eshte prej gjerave me triviale e te vetekuptueshme, s’ka asnje dileme. Pse, a ka kush dileme valle qe shtetet jane sovrane dhe i kane perfaqesuesit e tyre zyrtare e legjitime?!

Dilema eshte tek arsyet e perzdredhjes diskursive qe i behen nje qendrimi krejtesisht te natyrshem te nje burreshtetasi kur thote se ai perfaqeson Kosoven dhe nuk perfaqeson shtetet e tjera.

E kjo flet per cektesi ne analize, diletantizem ne raportim medial, portalor dmth, ose per urrejtje patologjike ndaj nje kryeministri legjitim te vendit, deri ne ato permasa sa qe me perzdredhjet e qellimshme diskursive qe ta portretizosh sa me antiamerikan nuk e ke gajle aspak qe koston e paguan edhe shteti yt. Mazohizem e destruktivitet. E habitshme per bese”, ka shkruar Gola në llogarinë e tij në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...