Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka reaguar pas deklaratave të opozitës mbi largimin e përfaqësuesve serb nga institucionet shtetërore duke u përpjekur të linçoj ato parti.
Dugolli ka shkruar se sipas tij deklaratat e opozitës inkurajojnë Serbinë dhe grupet kriminale.
Deputeti qasjen e opozitës e quan si të habitshme dhe të dëmshme për shtetin.
“Deklaratat e opozitës inkurajojnë Serbinë dhe grupet kriminale që duan minimin e shtetësisë së Kosovës. Në vend që të kritikonin Serbinë dhe satelitin e saj Listën Serbe, ata kritikojnë veprimet e Qeverisë Kurti! E habitshme dhe shumë e dëmshme për Kosovën kjo qasje e opozitës”, ka shkruar Dugolli në facebook.