Live

Deputeti i VV-së përpiqet që ta linçoj opozitën: Deklaratat e tyre inkurajojnë Serbinë dhe grupet kriminale

19:03 / 05 Nëntor 2022

Nga admin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka reaguar pas deklaratave të opozitës mbi largimin e përfaqësuesve serb nga institucionet shtetërore duke u përpjekur të linçoj ato parti.

Dugolli ka shkruar se sipas tij deklaratat e opozitës inkurajojnë Serbinë dhe grupet kriminale.

Deputeti qasjen e opozitës e quan si të habitshme dhe të dëmshme për shtetin.

“Deklaratat e opozitës inkurajojnë Serbinë dhe grupet kriminale që duan minimin e shtetësisë së Kosovës. Në vend që të kritikonin Serbinë dhe satelitin e saj Listën Serbe, ata kritikojnë veprimet e Qeverisë Kurti! E habitshme dhe shumë e dëmshme për Kosovën kjo qasje e opozitës”, ka shkruar Dugolli në facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua