Live

Deputeti Koka komenton pretendimet e analistit Gashi se deputetët e LVV-së janë analfabetë: S’më jetë hatri, rezultatet e mija tregojnë të kundërtën

14:10 / 28 Shtator 2022

Nga Kosova Live

Gazetari: ÇLIRIM QERIQI


“90 për qind e deputetëve të LVV-së janë analfabetë”, kështu deklaroi mbrëmë analisti dhe ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi në T7.

Në lidhje me këtë deklaratë, Kosova Live kontaktoi deputetin e LVV-së, Jahja Koka që tha se nuk i mbet hatri nga analisti Gashi.

Po pse me u ofendu? Shikoni listën botërore të punimeve të mija. Kur je zbulues, a mund të jesh analfabetë funksional? Pra me të thënë dikush që je diçka që s’je, a të jetë hatri? Gjithë ditën me ma thanë nuk më jetë hatri fare.”

A e di për çka më jetë hatri? Unë kam hundën e preme, kur kam qenë i vogël jam rrëzu, e me më thanë je hunë premë, m’jetë hatri. Rezultatet e mija janë shumë largë për të qenë analfabet funksional. Mua më kanë thënë analfabetë edhe kur kam shkruar diçka më kanë thënë po shkruan në mënyrë analfabetik. Gjithkush ka të drejtë me thanë diçka se është demokraci, por mua nuk më jetë hatri. Unë nuk jam i ofenduar sepse rezultatet e mija e tregojnë të kundërtën. Po të isha tapallë, me më thanë dikush je sakat, ndoshta më jetë hatri. Por, ka dhënë Zoti nuk jam sakat, jam fit, bukur fizikisht i fortë, edhe pse vrapoj 6 kilometra në ditë dhe ushtrime trupore, meditoj për ditë, jam fit. Po ta kishte tuberkulozin dhe me të thënë i ki mushkëritë e prishta? I jetë hatri njeriut. Me më thanë analfabetë, i thamë prapë thuaje.”, u shprehë fillimisht ai.

Në fund, ai iu përgjigj pyetjes se a do ta votoj projekt-ligjin e Kodit Civil.

Nuk mund ta prognozoj tash, sepse nuk e di se si do të jenë rrethanat Nuk mund ta them nëse do ta votoj apo jo pa e parë versionin final”, përfundoi Koka./Kosova Live/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...