Live

Deputetja e AAK-së: Serbia vazhdon ta ndjek rrugën e kriminelit Millosheviq

07:59 / 17 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas vendosjes së flamujve serb me hartën e Kosovës në ndeshjen e mbrëmshme mes Serbisë e Anglisë.

Kadrijaj ka thënë se Serbia vazhdon të ndjek rrugën e shovinizmit të kriminelit Millosheviq.

Ajo i ka bërë thirrje MPJD’së që të reagojë dhe të kërkojë nga UEFA që ta dënojë Serbinë.

“E tmerrshme.

Serbia agresore, po e dëshmon çdo ditë që ka mbetur dhe vazhdon të ndjekë rrugën e shovinizmit dhe nacionalizmit të kriminelit Sllobodan Millosheviq!

Këtë e dashmon edhe kjo paraqitje e tifozëve serb sonte në ndeshjen e futbollit mes Anglisë dhe Serbisë, të cilet të frymezuar nga politika ekstreme nacionaliste, kanë vendosur flamuj me hartën e Kosovës të mbuluar me simbole shoviniste serbe!

I bëjmë thirrje Ministrisë për Punë të Jashtme të Kosovës të reagoj urgjent, dhe të kërkoj nga UEFA, si organizatore e këtyre garave, të denoj Serbinë për aktet të tilla destabilizuese e nacionaliste, dhe të mos lejoj më skena të tilla!”

Shpërndaje në

U Kopjua