Deputetja LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila mbante në qeveritë e kaluara postet e ministres së Financave dhe të Arsimit, sot, përmes një postimi në facebook, paraqiti një exit ide se si të arrihet marrëveshja midis Qeverisë dhe SBASHK-ut
Shkrimi i saj i plotë!👇
PROPOZIM PËR SBASHK-un DHE QEVERINË
Sot u bë një muaj që arsimi në vendin tonë është në grevë.
Kemi humbë shumë, kemi humbë të gjithë.
I rekomandoj SBASHK-ut që të rishikoj kërkesat kështu:
– Të pranohet oferta e Qeverisë për shtesën 50 euro, por kjo shtesë të vazhdoj deri me 31.12.2022.
– Me 01.01.2023 të filloj implementimi i Ligjit të Pagave. Në rast se Ligji i Pagave nuk hyn në fuqi, të planifikohet buxhet që shtesa prej 50 euro të vazhdoj deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji.
– Qeveria të mos zbatoj ndëshkime në paga, për muajin shtator.
I rekomandoj Qeverisë t’i pranoj këto kërkesa.
Shkollat dhe qerdhet të hapën të hënën.
Hykmete N. Bajrami
ish ministre e arsimit
ish ministre e financave