Një person është dërguar pa shenja jete të shtunën në QKMF në Ferizaj.
Rasti në polici është hapur si “hetim mbi vdekjen”, teksa trupi i viktimës me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM MBI VDEKJEN/Shtime 10.12.2022, 10:15. Është raportuar se në QKMF, Ferizaj është sjellë pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.