Live

Dërguti: Mungesa e krerëve institucionalë në inaugurimin e Trump është shqetësuese e alarmuese për Kosovën

19:47 / 19 Janar 2025

Nga Kosova Live

Opinionistja Aida Dërguti në lidhje me ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump, tha se fakti që krerët e shtetit s’do të jenë pjesë e tij, tregon se institucionet tona janë ekskomunikuar zyrtarisht.

Ajo është shprehur se kjo ceremoni është hapi i parë i vendosjes së marrëdhënieve me presidentin e ri.

“Fakti që krerët institucional nuk kanë marrë ftesë, apo nuk do të jenë pjesë e ceremonisë inauguruese, tregon se institucionet tona janë ekskomunikuar zyrtarisht dhe duhet po ashtu sqaruar opinionin se edhe po të ishte administrata e re, apo edhe po të fitonin demokratët, do të ndodhte e njëjta gjë, sepse i kemi parë përgjatë këtyre viteve, përveç asaj që u përmend, sjelljes së kryeministrit në raport me zyrtarët më të lartë amerikanë të politikës së jashtme e deri tek deklarata e ambasadorit Hovenier, ku i thotë qartazi “mos urinoni para klubit ku dëshironi të anëtarësoheni”, tha Dërguti në Klan Kosova.

“Nuk ka të bëjë vetëm me presidentin Trump. Me gjithë përpjekjen që tërë kohën të paraqitnin, apo të provonin të menaxhonin raportet dhe përpjekjet duke thënë gjithmonë se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miq të popullit të Kosovës” dhe na paralajmëronin për raportet jo shumë të mira përgjatë këtyre katër viteve që kishin me krerët institucional”.

“Kjo ceremoni inauguruese është hapi i parë i vendosjes së marrëdhënieve me presidentin e ri, pra ftohet krerët e shteteve, kryesisht shtetet mike janë në vend të veçantë, pra para gjitha tjerave, por edhe shtetet e tjera me të cilat nuk qëndrojnë shumë mirë, por përpiqen që të rregullojnë marrëdhëniet e tyre”, u shpreh ajo.

Dërguti tha se mungesa e krerëve institucional është shqetësuese dhe është alarmuese për Kosovën.

“Po në këtë rast, mungesa e krerëve institucional është shqetësuese dhe është alarmuese për Kosovën. Është mirë që kanë marrë ftesë disa nga biznesmenët dhe lobi amerikan është aktivizuar, po e bën punën e vet, mirëpo kjo t’i kujton vitet e 90-ta, kur ne ishim në një situatë krejtësisht tjetër dhe të gjitha përpjekjet e angazhimet i bënte lobi në mungesë të institucioneve të mirëfillta dhe tani për herë të parë ndodh kjo që asnjë nga krerët institucional nuk ftohen”, u shpreh tutje ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...