Mbledhja e komisionit hetues parlamentar për energjinë dështoi të mbahet në kuadë të nisjes së sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës.
Aty nuk pati kourum deputetësh. Kreu i këtij komisioni nga opozita, Hajdar Beqa, tha se mbledhja nuk mund të mbahet në mungesë të pjesëmarrjes së deputetëve.
“Disa deputet ndodhen jashtë shtetit, deputeti nga Lista Serbe nuk është këtu. Po kemi probleme për t’i intervistuar dëshmitarët, që ishin akterë në vendimarrje të sektorit të energjisë 2006-2020, ka ndërkombëtarë e vendorë”, tha kryetari i këtij komisioni Hajdar Beqa.
Edhe tre muaj mandat i ka mbetur këtij komisoni që ta përfundoj punën dhe t’ia paraqes Kuvendin raportin me gjetjet.
Sot, pati propozime që ky komision të takohet dy herë brenda javës.
Sinjalet e para tregojnë se ky komision mund ta ketë të vështirë që të bëjë hetim të mirëfilltë e serioz parlamentar duke qenë se gjashtë muaj janë mjaft pak për të hetuar një periudhë kohe 16 vjet në sektorin e energjisë.