Live

Dështon votimi i Projektligjit për tekste shkollore në Komisionin për buxhet

13:18 / 24 Prill 2024

Nga Kosova Live

Në mungesë të kuorumit ka dështuar kalimi i Projektligjit për tekste shkollore në Komisionin për buxhet, punë dhe transfere.

Kalimi i Projektligjit për tekste shkollore ka dështuar në mungesë të kuorumit në Komisionin për buxhet, punë dhe transfere.

Ndryshe, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes [LVV] Eman Rrahmani ka propozuar që të largohet pika 5 nga rendi i ditës ku shqyrtohet Projektligji për tekste shkollore në Komisionin për buxhet punë dhe transfere. Pasi që ky projektligj është kontestuar dhe ka dyshime se ai ka kaluar pa kuorum në Kuvendin e Kosovës dhe akoma po pritet vendimi i administratës.

Për këtë propozim nuk ka pasur kuorum dhe rendi i ditës është miratuar siç është paraparë.

Shpërndaje në

U Kopjua