Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, së bashku me ekipet hetuese të MPB-së dhe obduksionin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, në vendngjarje kanë kryer hetim në një stacion hekurudhor në komunën e Ilindenit.
Sipas informacioneve fillestare, një vajzë 14-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një goditjeje elektrike, thuhet ne njoftim.
Nga informacionet e para mësohet se aksidenti ka ndodhur teksa vajza dhe dy fëmijë të tjerë po luanin rreth vagonëve të parkuar dhe në një moment ajo është ngjitur në një nga vagonët dhe ka prekur telat e tensionit të lartë.
Prokurori publik ka lëshuar urdhër për obduksion të trupit të vajzës së ndjerë, thuhet në njoftimin e prokurorisë publike.
Janë intervistuar dy të miturit që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, është fotografuar vendngjarja dhe po punohet për zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë çuar në ngjarjen tragjike.
”Me datë 25.02.2023 në ora 21:05 në RSSH Shkup është raportuar se në stacionin-magazin hekurudhor në lagjen Ilinden ka një vajzë të mitur të vdekur. Pas kontrollit të kryer nga zyrtarë policorë dhe prokurori publik, është konstatuar se një i mitur i cili ndodhej aty me dy të mitur të tjerë, është ngjitur në çatinë e cisternës e cila ndodhej në linjën hekurudhore, duke shkaktuar rrymë. E mitura ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore, thuhet në njoftimin e MPB-së.