Një bulldozher, një kamion transportues dhe një eskavator për hapjen e kanaleve të peshave të rënda, janë porositur me qera nga Policia e Kosovës, bazuar në një kontratë emergjente të prokurimit publik të nënshkruar të hënën.
Paparaci, raportoi sot për kontratën, që parashihet të kushtojë deri në 124 mijë euro, për marrjen me qera nga policia të “makinerive të rënda” nga një kompani private që merret me thyerjen e gurit.
Sipas kërkesave të dosjes së tenderit, rrjedhimisht në përshkrimin e çmimeve thuhet se janë të ndarë në tri pjesë A, B dhe C.
Në pjesën e parë, pjesën A, është kërkuar largimi pengesave te ndryshme me pajisje të rënda deri ne 40 tonë Bulldozher, hapja e kanaleve me pajisje te renda Eskavator te peshave te renda deri ne 30 tone.
Në pjesën B, është kërkuar mbajtja ne posedim te pajisjeve të peshave të rënda deri në 40 tonë Bulldozher, mbajtja në posedim të pajisjeve transportues të peshave të rënda deri në 80 tonë, mbajtja në posedim të pajisjeve për hapjen e kanaleve Eskavator të peshave të rënda deri në 30 tonë, mbajtja ne posedim të pajisjeve të peshave të rënda për ngarkim(luge)deri në 30 tonë.
Ndërsa në pjesën e fundit C, është kërkuar transportimi i pajisjeve të rënda me transporter të peshave të rënda deri ne 80 tonë, ku në çmim llogaritet ngarkimi, transporti dhe shkarkimi, transportimi I kontejnerëve dhe pajisjeve tjera për km, ku në çmim llogaritet ngarkimi, transporti dhe shkarkimi dhe transportimi i makinerive të ndryshme për km, ku në çmim llogaritet ngarkimi, transporti dhe shkarkimi.