Live

Dhunë në një familje në Prishtinë: Burri e kërcënon gruan me thikë, dërgohet në mbajtje për 48-orë

08:47 / 09 Prill 2025

Nga Kosova Live

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në orët e mëngjesit në Prishtinë, ku një grua ka raportuar në Polici se është kërcënuar me thikë nga bashkëshorti i saj.

Burimet e Gazetës Kosovalive mësojnë se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit, ku një 52-vjeçar e ka kanosur me thikë bashkëshorten e tij 45-vjeçare.

Ankuesja ka deklaruar në Polici se nuk është hera e parë që ka probleme me burrin e saj, pasi ai shpesh ushtron dhunë psikike ndaj saj për shkak të xhelozisë, e herë pas here edhe dhunë fizike.

Lidhur me rastin janë intervistuar edhe dy fëmijët e mitur të çiftit, në cilësinë e dëshmitarëve.

Ndërkohë, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar, ndërsa me vendim të Prokurores është ndaluar për 48-orë.

Gazeta Kosovalive do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejme lidhur me këtë rast.

Shpërndaje në

U Kopjua