Live

Dieta me patate, si të humbni deri në 5 kg në 3 ditë

23:02 / 29 Tetor 2022

Nga admin

Një dietë detoksifikuese është edhe ajo e patateve. Brenda pak ditësh mund të shihni rezultate të dukshme, por nutricionistët rekomandojnë që të mos e ndiqni për një kohë të gjatë pasi një dietë e ekuilibruar nuk mund të jetë e dobët në përzgjedhjen e ushqimit.

Patatja është një nga rrënjët ushqyese, pasi përmban niseshte, kalium, magnez, ndërsa është e pasur me vitaminë C, fibra dhe karbohidrate. Në dietën me patate ajo që duhet të bëni është të llogaritni 1.5 kilogramë patate në ditë të cilat do të ndahen në 6 vakte. Patatet në këtë dietë mund të ziehen, piqen por jo të skuqen. Për shije shtesë mund të shtoni barishte dhe erëza aromatike, si rozmarinë, arrëmyshk apo hudhër.

Patatet shoqërohen edhe me konsum të kosit në sasi të mëdha.

Dita 1

Mëngjesi:
-1 patate e zier pa kripë
-1 filxhan kos

Dreka:
-2 patate të ziera pa kripë
-1 filxhan kos

Darka:
-2 gota kos

Dita 2

Mëngjesi:
-1 filxhan kos

Dreka:
-2 patate të ziera pa kripë
-1 filxhan kos

Darka:
-1 patate e zier pa kripë
-1 filxhan kos

Dita 3

Mëngjesi:
-1 patate e zier pa kripë

Dreka:
-1 patate e zier pa kripë
-1 filxhan kos.

Darka:
-1 filxhan kos

Në çdo rast, këto dieta, pikërisht për shkak të veçorive të tyre dhe për shkak se janë privim, duhen ndjekur VETËM në konsultim me dietologun dhe mjekun tuaj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...