Live

Digjet shtëpia tri katëshe në Vraniq të Suharekës, sipas pronarit vlera e dëmit kap shifrën 60 mijë euro

20:18 / 10 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Një shtëpi është djegur në fshatin Vraniq të Suharekës, ku dëmi sipas pronarit llogaritet të jetë 60 mijë euro.

Është zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, që ka konfirmuar djegien e një shtëpie tri katëshe në këtë fshat.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar.

“Me datë 10.11.2024 rreth orës 16:35 përmes telefonit policia ka marr informatën se në fshatin Vraniq të Suharekës është duke u djegur një shtëpi. Sipas informatave nga vendngjarja kuptohet se aty ka qenë duke u djegur një shtëpi tre kate, ku zjarri ka përfshirë kulmin dhe dy kate”.

“Zjarrëfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme (sipas pronarit rreth 60.000 euro), të lënduar nuk ka. Policia bashkë me ekspertët e zjarrit nesër do të dalin përsëri në vendngjarje për të bërë këqyrjen e vendit dhe mbledhjen e dëshmive”, ka thënë Bytyqi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...