Live

Disa arsye per te filluar kodimin ne gjuhen programuese Python

08:36 / 24 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Nëse keni menduar që të filloni ta mësoni Python por ende nuk jeni të sigurt nëse kjo është zgjedhje e duhur në vijim ju paraqesim disa aryse pse duhet filluar së mësuari Python po këtë vit.

1.Zhvillimi në ueb (Web development)

Uebi sot është vendi i pare ku njerëzit drejtohet për zgjidhjen e problemeve të tyre apo shuajtjen e kurreshtjes. Python ofron mundësi të arta për zhvillim në web – Django dhe Flask janë ndër korrnizat më të njohura të cilat e bëjnë zhvillimin në ueb tejet të lehtë.  

Detyrat të cilat random marrin orë të tëra për tu zgjidhur me Python mund të kryhen në minuta. Python gjithashtu në masë të madhe përdoret edhe për web scrapping. Reddit, platforma gjigante është e ndërtuar me Python.

Kompanitë si Google, Amazon, Spotify gjithashtu përdorin Python në produktet e tyre në ueb.

2.Data science

Kjo është një ndër arsyet kryesore se pse njerëzit po synojnë ta mësojnë Python në 2019. Shumë nga shokët e mi që përdorin Java në insitucione shtetërore dhe banka janë të lodhur me kokçarjet që Java u shkakton përgjatë zgjidhjes së problemeve – ata tani më kanë filluar të mësojnë Python dhe disa prej tyre kanë filluar karierën e tyre si Data Scientist me paga konsiderueshëm më të larta nga puna paraprake.

Dikush prej jush mund të shtroj pyetjen: Përpos pagave – çka e bën Python gjuhë të pëlqyer kur kemi të bëjmë me Data analysis dhe Machine learning?

Arsyeja numër një është spektri i madh dhe i larmishëm i librarive dhe korrnizave (ang. Frameworks) të cilat ofrohen sot në treg, siç janë: PyBrain, NumPy dhe PyMySQL për AI, DataScience, dhe Machine learning.

3.Machine learning

Kjo është një tjetër arsye se pse njerëzit po e mësojnë Python. Rritja e përdorimit të  machine learning po ndërron në mënyrë rapide gjithçka përreth nesh.

Falë machine learning, algoritmet po bëhen çdo ditë e më të sofistikuara, shembull konkret mund të marrim algoritmin e kërkimit të Google, algoritëm i cili mund t’u përgjigjet pritshmërive tuaja. Ekzistojnë edhe një numër i madh i chat boteve të cilët janë të gatshëm tu përgjigjen pyetjeve tuaja, Uber është njëra nga kompanitë e cila kokë e këmbë menaxhohet nga algoritme të tilla.

Nëse jeni të interesuar për mësimin e machine learning, doni të bëni ndonjë projekt personal, ose thjesht dëshironi të nisni hobi në këtë fushë, Python është e vetmja gjuhë e programimit që këtë punë e bën më të lehtë.


4.Libraritë dhe korrnizat (Libraries and Frameworks)

Një nga ngjajshmëritë e Python dhe Java është numri i madh i librarive dhe korrnizave me kod burimor të hapur (open source) të cilat mund t’i përdorësh në projektin tend dhe t’i ndryshosh sipas nevojes.

Po ta imagjinojmë krijimin e ueb aplikacioneve pa Flask apo Django në Python do të ishte një process i stërmundimshëm – me përdorimin e korrnizave na lehtësohet puna dhe mund tërë potencialin ta fokusojmë tek logjika e biznesit.

Përpos ueb-it, Python, ofron edhe library të ndryshme për data science, siç janë: TensorFlow, Scikit-Learn, Keras, Pandas, IPython, e shumë tjera. 



5.Kërkueshmëria në treg ,rritja konstante dhe paga

Python është gjuhë në rritje e sipër – përditësohet konstant nga Python Software Foundation dhe përkrahet nga komuniteti. Në tregun global ekzistojnë qindra mijëra pozita të hapura për Python. Edhe në tregun rajonal kërkesat për python janë shumë evidente.

Paga mesatare në SHBA për Python sillet rreth $110K (njëqind e dhjetëmijë dollarë) ndërsa në tregun rajonal fillojnë nga 450 euro (fillestarë) e deri në 2500+ euro (për programer me përvojë) – gjë që është një shtytës shtesë për të filluar karrierën në Python.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...