Live

Disa mërgimtarë kanë mbetur në rrugë qe 2 ditë, policia hungareze s’lejoi kalimin e autobusit pa licencë

13:08 / 08 Janar 2023

Nga Kosova Live

Dhjetëra autobusë me bashkatdhetarë u nisën në orën 05:00 të së shtunës nga stacioni i autobusëve në Prishtinë.

Numri i udhëtarëve ishte jashtëzakonisht i madh, jashtë kapaciteteve të kompanive të autobusëve që merrnin rrugë atë ditë.

Si pasojë, kompania “Barileva Turist” huazoi një autobus të kompanisë “Pranvera Travel”, për të përballuar rezervimet që kishte bërë për këtë datë. Rreth 80 udhëtarë që kishin rezervuar në “Barileva Turist”, përfunduan në autobusin e “Pranvera Travel”, i cili nuk kishte as sigurim e as licencë për të udhëtuar në BE.

Problemet nisën që në kufirin në Merdare, ku pala serbe s’po e lejonte autobusin të kalonte. Por, siç merr vesh gazeta, disa para kryen punë dhe autobusi vazhdoi. Probleme kishte edhe në kufirin tjetër serb në Suboticë, ku kompania u desh të bëjë zgjidhje “kreative” dhe të kalojë në zonën neutrale.

Por, këtu nisën problemet e mëdha: pala hungareze nuk lejonte kalimin e autobusit, as me metodat që kishin funksionuar në Serbi. Kjo papërgjegjësi e kompanisë u shkaktoi telashe udhëtarëve, të cilët janë ende në kufirin hungarez pas më shumë se 30 orëve.

Në lidhje me rastin, për “Jepi zë” janë deklaruar disa udhëtarë.

“Kompania Barileva nuk ka pasë autobusë për disa udhëtarë, e ka huazu një autobus të Kompanisë Pranvera Travel, por ky nuk ka licencë e as sigurim me udhëtua në shtetet e BE-së. Në Serbi na kanë nxerrë problem po atje kompania kanë pagu diçka, po në Hungari nuk po na lejojnë me kalu” ka thënë një udhëtar për “Jepi zë”.

Kompania u ka thënë udhëtarëve që një autobus tjetër po i pret në anën tjetër të kufirit, gjë që tregon se autobusi me te cilin kanë shkuar deri aty është ditur që nuk mund të hyjë në zonën e BE-së.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...