Live

Diskriminohet mjeku specialist, akuzon drejtorin e Kardiologjisë dhe stafin se ia ndaluan hyrjen në sallë të implantimit

14:30 / 30 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Ish- drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, specialisti Imri Jashari po akuzon drejtorin e tanishëm, Lulzim Kamberi dhe Dr. Edmond Haliti se po i mohohet ushtrimi i profesionit si specialist në klinikë, shkruan Gazeta Insajderi.

Mjeku specialist në Klinikën e Kardiologjisë me Angiologji të QKUK, Imri Jashari është lënë jashtë programit operativ për implementimin e pajisjeve të implementueshme elektrike kardiake (PM, ICD, CRT).

Specialisti Imri Jashari ka adresuar ankesë tek Inspektorati i Punës me pretendimet së është bërë diskriminim profesional nga drejtori i Klinikës Kardiologjisë në QKUK, Lulzim Kamberi dhe nga stafi i këtij shërbimi.

Jashari me vete dëshirë ka kërkuar që të largohet nga komisioni vlerësues për tenderin për pajisje me CRT-P pasi që sipas tij prezenca e tij përbënë konflikt interesi. Ndërsa, shefi i repartit, z. Kamberi ka marrë vendim që të largoj komplet nga programi operativ duke ia ndaluar hyrjen në sallën e implementimit të devicave.

Pas adresimit të ankesës së tij tek Inspektorati i Punës, këta kanë marr si të qëndrueshme ankesat e mjekut duke kolauduar se punëmarrësit i është mohuar ushtrimi i profesionit duke bërë vendim Diskriminues dhe duke cenuar Ligjin e Punës.

Duke qenë se si rezultat i kërkesës së punëmarrësit tani me palën ankese ku ka kërkuar mos përfshirjen në procedurën e përzgjedhjes si anëtar komisioni për pajisje me CRT-P, dhe punëdhënësit me veprimet duke mos e përfshirë në planin operativ për Impelemtimin e Pajisjeve elektrike kardiake (PM, ICT, CRT). IP konstaton se punëmarrësit I është  mohuar ushtrimi I profesionit duke bërë vendim Diskriminues dhe duke cenuar Ligjin e Punës”, thuhet në vendimin e IP-së të siguruar nga Gazeta.

Vendimi i IP-së

Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe vetë mjekun specialist, Imri Jasharin lidhur me ankesën e tij.

Jashari ka deklaruar se atij i është mohuar e drejta e ushtrimit të detyrës së tij si mjek specialist ne Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.

“Unë kam bërë një raport me konkludime për shkelje të llojit diskriminimit profesional. Unë si themelues i  këtij reparti me është ndaluar hyrja në sallë të implantimit. Vet fakti që është bërë vlerësim tër diskriminim të punëtorit tregon shkeljen që kanë bërë”, tha ai.

Mjeku specialist, Imri Jashari ishte shkarkuar nga detyra drejtori i Kardiologjisë në QKUK në dhjetor të 2021-tës me vendim të Komisionit Disiplinor.

Vendimi për shkarkimin e tij ka ardhur pas raportit të Komisionit për mbarëvajtje në punë, i cili ka konstatuar se më datë 25 maj në ora 12 nuk është gjetur asnjë kardiolog në njësinë koronare në shërbim të pacientëve.

Gazeta Insajderi kishte shkruar edhe më parë lidhur me figurat që udhëheqshin këtë klinikë. Shefi i klinikës është në mesin e kardiologëve me aktakuzë për rastin “Stenda”.

Kardiologjinë e drejtojnë dy njerëz me aktakuzë

Sistemi publik shëndetësor, me theks të vecant shërbimet për sëmundjeje zemre kishte përfunduar në situatën ku shumë pacientë po përfundonin nëpër spitale private e të shtrenjta.

Më vonë Prokuroria do të niste hetimet për të përfunduar në një aktazu që ka vite qe gjykohet nëpër shumë seanca e jo pak prej tyre të dëahtuara. mjekët akuzohen kryesisht për keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrje ryshfeti”.

Sipas aktakuzës së PSKR-së, ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga 1 janari 2011 e deri më 31 dhjetor 2015, duke vepruar në bashkëkryerje nga pozita e mjekëve në SHSKUK, kanë keqpërdorur pozitat dhe autoritetin e tyre zyrtar, në atë mënyrë që duke i tejkaluar kompetencat e tyre si anëtarë të komisioneve konziliare të Klinikës së Kardiologjisë, me dashje dhe dijeni ua kanë lëshuar letrat referuese për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore së paku 233 personave edhe pse të njëjtit i kishin kryer trajtimet mjekësore.

Me akuzat e prokurorisë në rastin “Stenta 2”, janë duke u përballur 40 të akuzuar, përkatësisht, Gani Bajraktari, Nexhmi Zeqiri, Daut Gorani, Elfedin Muhaxheri, Reshat Emra, Hamza Selmani, Ismajl Avdimetaj, Sali Shala, Nehat Rexhepaj, Agron Besimi, Petrit Ademaj, Bajram Mziu, Agron Leka, Driton Miftari, Besim Guda, Mirdi Strana, Shemsedin Shabollari, Fisnik Hima, Luan Pazhari, Galina Berisha, Bajram Preteni, Lulzim Kamberi, Faik Shatri, Ejup Pllana, Florim Sadiku, Halim Halili, Agim Krasniqi, Hajdin Çitaku, Edmond Haliti, Besnik Koliqi, Afrim Poniku, Banush Gashi, Nebih Musliu, Dardan Koqinaj, Xhevdet Krasniqi, Lazër Prekpalaj, Rexhep Manaj, Kelmend Pallaska dhe Arlind Batalli.

Dy prej tyre aktualisht e udhëheqin me klinilën e Kardioligjisë, ku stoku i stendave e i pajisjeve tjera të nevojshme po shterohet. Janë Lulzim Kamberi si drejtor dhe shefi i sallave të kateterizimit, Daut Gorani.

Aktakuza i ngarkon mjekët në rastin “Stenta 2” se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe kanë marrë ryshfet, ashtu që në vend se pacientët që kanë shkuar për kontroll në institucione publike shëndetësore, t’i referonin në njësinë kompetente invazive në Klinikën Kardiologjike në SHSKUK në Prishtinë, të njëjtit pacientët i kanë referuar në spitale private dhe për këto veprimet kanë marrë ryshfet.

Sipas aktakuzës, për çdo pacient që e dërgonin për vendosjen e stentave, merrnin nga 500 euro ryshfet, ndërsa për koronarografi merrnin nga 150 euro ryshfet.

Këto veprimet të tyre, sipas PSRK-së, të akuzuarit i kishin kryer në bashkëpunim me të akuzuarit që tashmë janë të përfshirë në rastin “Stenta 3”, ku janë kryesisht pronarë e mjekë të spitaleve private.

Shpërndaje në

U Kopjua