Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka zhvilluar takim me qytetarë në Gjakovë, shkruan Kosovalive.net.
Në kuadër të vizitave nëpër qytete të Kosovës për të përfshirë idetë e grupeve të ndryshme shoqërore në programin e tij qeverisës, Hamza ka vizituar Gjakovën, në video shihet edhe djali i deputetit të njohur të qeverisë në pushtet i Jahja Kokës duke mbështetur Bedri Hamzën tashmë kandidat për kryeministër, ku shtoi se politikën nuk e dua por kam respekt për këtë personin këtu afer qe e kam, individin.
“Dua t’ju dëgjoj juve, të marr propozime, të shoh se cilat janë preokupimet”, u ka thënë Hamza qytetarëve në një video të shpërndarë në profilin e tij në Facebook.
Sipas tij, mbi bazë të rezultateve të këtyre punëtorive do të plotësohet programi qeverisës, ku qytetarët e Kosovës do të jenë pjesëmarrës aktivë, për të përmirësuar gjendjen në të gjithë sektorët.
“Dua të qeveris me juve që nesër Kosova me i pas punët më mirë”, ka thënë Hamza në punëtorinë me qytetarët e Gjakovës.
Në ditët në vazhdim, Hamza do të zhvillojë punëtori tjera në qytete të ndryshme të Kosovës për të siguruar një gjithëpërfshirje në programin e tij qeverisës. Në fund të videos, Hamza i fton qytetarët që të vizitojnë faqen e tij zyrtare, www.bedrihamza. info, që të angazhohen dhe të bëhen pjesë e ekipit të tij.