Live

Dogji flamurin e shtetit, kandidatja e VV-së pretendon karrigen e deputetes në Kuvend

23:37 / 17 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Mimoza Shala është përzgjedhur kandidate për deputete e Lëvizjes Vetëvëndosje, nga drejtuesit e këtij subjekti politik.

Ajo është renditur e 53-ta në listë me synimin për ta marr besimin e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.

Mimoza Shala pretendon të jetë përfaqësuese e popullit dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, përkundër se në të kaluarën jo të largët kishte djegur flamurin e shtetit të Kosovës.

Gazeta Sinjali ka siguruar një foto nga një sinjalizues i afërt me lëvizjen Vetëvendosje, i cili ka identifikuar se aktivistja, tashmë kandidate për deputete Mimoza Shala shihet e buzëqeshur pranë  flamurit të shtetit të Kosovës të cilit ia kishte vënë flakën së bashku me aktivistin  tjetër Ngadhënjim Haxhosaj ( në anën e majtë) dhe një personi tjetër në mes.

Me këtë veprim, aktivistja Mimoza Shala kishte dhunuar dhe përbuzur publikisht flamurin e shtetit duke mos e njohur dhe pranuar atë si simbol përfaqësues.

Pretendentja e karriges së deputetës së Republikës së Kosovës, kishte fyer sakrificën e popullit të Kosovës të sublimuar në këtë simbol shtetëror, i cili së fundi po lartësohet me krenari edhe në arenën ndërkombëtare përmes sukseseve të arritura sidomos në fushën e sportit dhe të kulturës.

.Fotoja është realizuar  më 16 shkurt 2012  pas mesnate në një mot me borë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...