Live

Don Lush Gjergji | Mesazhet kryesore përmbledhëse për Krishtlindje!

23:26 / 26 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Prifti i Kishës Katolike të Kosovës, Don Lush Gjergji, në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, përmbledhi disa nga mesazhet kryesore për Krishtlindje, duke treguar rëndësinë e kësaj feste.

“Festa e Kërshëndellave është e rëndësishme sepse është festë e karakterit shpirtëror dhe fetar të krishterëve por edhe shumë më tepër sepse është festa e jetës, është festa e dashurisë, është festa e solidaritetit të zotit me njeriun, prandaj, edhe solidariteti ndërnjerëzor, është festa e cila në një mënyrë kulmon të gjitha pritjet e njeriut dhe të njerëzimit. Të mos harrojmë prej krijimit të njeriut, Adamit dhe Evës, çiftit të parë martesor pastaj me shekuj e shekuj njeriu ishte gjithnjë në degradim në ratje, zbritje e kishte deformuar vetëveten dhe ishte larguar edhe prej Zotit edhe prej të afërmit. Të përkujtojmë vëlla vrasjen e parë, Kaini e vret vëllaun e vet Abelin se s’mund ta durojë se është më i mire edhe më i pëlqyshem edhe para Zotit edhe para të tjerëve, pastaj vjen përmbytja e gjithëmbarshme dhe arka e shpëtimit, arka e Noesë që është simbolik e jashtëzakonshme e asaj qka Zoti dëshiron ta pastrojë njerëzimin”.

Tutje, Don Lush Gjergji tregoi edhe shembullin e Sodomës dhe Gomorrës.

“Pastaj kemi shembullin e Sodomës dhe kumora, kulmi i së keqes dhe ndëshkimi i Zotit por ndëshkim për përmirsim, për pastrim, për rigjenerim. Prandaj njeriu dhe njerëzimi ka qenë dhe është gjithëmonë në pritje, mirëpo pritjet pa e pasur një shtyllë, pa e pasur një pikë të palëvizshme me lëvizë mbarë rruzullin sic thotë Arkimedi është e pamundëshme. Mu për këtë arsye kur njeriu nuk është në gjendje të dalë prej kësaj humnere në të cilën kishte ra prej kësaj robërie ndaj të keqes atëhërë ndërhyn Zoti, dhe ndëryhrja e zotit është restauruese është e mrekullueshme ai dhurohet sepse ai e përulë vetëveten që të ngris njeriun dhe njerëzimin, ai flijohet që njeriu të marrë gjithë pasojat e asaj, ai lind në një shpellë, lind në një varfëri të skajshme për të dhuruar pasurinë dhe bagëtinë më të madhe, që është njeriu”.

Shembulli i nënës Terezë, e cila ka mesazhe të rëndësishme për mbarë botën”

“Ajo thotë që Kërshëndellat nuk janë një datë, nuk janë një ditë, nuk është një kohë por është një qëndrim. Kërshëndellat janë atëher kur njeriu nuk sheh vetëm me sy apo me mend por sheh e përjeton me zemër. Kërshendellat janë atëherë kur njeriu hesht për ta dëgjuar vëllaun apo motrën  apo zërin e brendshëm të zotit, ndërgjegjien. Kërshendellat janë kur ne jetojmë për ti gëzuar e për t’I lumturuar të tjerët. Prandaj Kërshëndellat janë mbi të gjitha festat kur tjetri është në qendër të vëmendjes dhe të zemrës së njeriut.

“Pesë elementet që i japin kuptim jetës”

“Ta gjejmë vetëveten ta gjejm të vërtetën, ta gjejmë të mirën, të drejtën dhe dashurinë, këto janë 5 elemente të cilat i japin kuptim dhe shije jetës”.

A ka dashuri në Kosovë nga vështrimi biblik?

“Kurrë ma tepër nuk është përdorur më shumë se sot, por dashuria shpeshëherë e ka marrur një këndvështrim vetëm të truporës, të epshorës, të seksualës kurse dashuria është shumë më tepër dhe shkon më thellë”./Kosovalive.net/

Emisioni i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...