Live

Dorëheqja e kryeministres së Zelandës së Re, Osmani: U shokova, s’mendoj që u largua për shkak të stresit

11:16 / 25 Janar 2023

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur e shokuar pas dorëheqjes së papritur të kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern të enjten.

Për dorëheqjen e Ardern, Osmani u pyet në Itali, në një intervistë për gazetën milaneze Corriere della Sera.

“Ju jeni ndër krerët më të rinj të shteteve në botë. Pothuajse në të njëjtën moshë me Jacinda Arden, kryeministren e Zelandës së Re, e cila dha dorëheqje për shkak të stresit të tepërt dhe e goditur nga brishtësia e saj femërore…”, i tha Osmanit gazetarja italiane në intervistë.

“Për shkak të miqësisë sime me të, kur lexova vendimin e saj, sinqerisht u shokova”, tha Osmani.

“Por nuk mendoj se është larguar për shkak të stresit apo shumë roleve publike dhe private. Ju siguroj se puna e një burri në politikë është po aq stresuese sa e një gruaje”, tha presidnetja.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...