Live

Dosja e Prokurorisë: Çfarë armë iu gjetën Burdushit në shtëpi?

16:45 / 10 Janar 2023

Nga Kosova Live

Hysri Preqani, i njohur ndryshe si Burdushi është dënuar sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 4 vjet e 6 muaj burg e 42 mijë euro gjobë për 4 vepra penale.

Ai është dënuar për veprat penale ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore, mashtrim,  armëmbajtje pa leje dhe shpëlarje të parasë.

Gjatë aksionit të Prokurorisë në shtëpinë e Burdushit ishin gjetur disa armë, për të cilat ai nuk kishte pasur armë.

Prokuoria kishte gjetur armë të tipit pistoletë të kalibrit 9 mm me 2 karikatorë dhe 166 fishekë si dhe një pushkë gjuetie të tipit Super-Campion dhe 55 fishekë.

Për këtë vepër, Gjykata e dënoi Hysrni Peqanin – Burdushin me dënim me gjobë prej 2,000 eurove.

‘Burdushi’ akuzohet se që nga viti 2005 kur ka regjistruar biznesin e tij e deri më 26 korrik të vitit 2019, pa kualifikime profesionale mjekësore dhe pa licencë përkatëse, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve se kinse posedon aftësi mbinatyrore dhe ashtu i mjekon edhe sëmundjet më të rënda fizike dhe psikike dhe ndihmon në zgjidhjen e problemeve të ndryshme familjare.

Prokuroria e akuzon “Burdushin” se të dëmtuarve u ka kryer trajtime të improvizuara, të kota, duke i vënë në lajthim dhe duke i nxitur që për këtë t`i paguajnë shuma të ndryshme të parave.

Po ashtu, “Burdushi” akuzohet se ka mbajtur në pronësi armë të tipit pistoletë, dy karikatorë, 166 fishekë si dhe një pushkë gjuetie me 55 fishekë, në kundërshtim me Ligjin për Armët.

Tutje sipas Prokurorisë Speciale “Burdushi” që nga viti 2006 ka kryer shpëlarje të parasë, ashtu që duke e ditur që pasuria e tij buron nga aktiviteti kriminal dhe është fituar duke kryer vepra penale.

Duke filluar nga viti 2006 paratë e tilla i ka futur në sistem bankar përmes deponimit të të hollave të gatshme, kryesisht me arsyetimin se ashtu i paguan këstet e kredive, e pastaj e ka kryer shtresimin – fshehjen e origjinës së tyre përmes transfereve bankare, ashtu që në fund i ka integruar duke i konvertuar në asete të luajtshme dhe të paluajtshme.

Andaj si pasojë e këtyre veprimeve Prokuroria i ka sekuestruar ‘Burdushit’ edhe një pasuri të konsiderueshme të luajtshme dhe të paluajtshme.

Ky rast nga Prokuroria Speciale është i shënjestruar si dhe i koduar “mashtrimi”.

Pos këtij rasti, “Burdushit” në Gjykatën e Prizrenit i është vjetërsuar një rast i mëhershëm për vepër penale të mashtrimit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...