Live

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit reagon pas raportit të Komisonit Evropian: Rekomandimet e raportit na inkurajojnë në luftimin e korrupsionit

13:26 / 13 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Pas dorëzimit të Raportit të vendit të  Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022, Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj ka theksuar se rekomandimet e Raportit të Progresit për Kosovën në lidhje me fus veprimtarinë e APK do të jenë fanar orientim të punës së APK-së për vitin 2023.

Raporti i Progresit për Kosovën njeh progresin e arritur me miratimin e legjislacionit të rëndësishëm kundër korrupsionit duke përfshirë Ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Ligjin e ri për Deklarimin e Pasurisë, por edhe punën e madhe të APK nën lidershipin e ri për të trajtuar me shpejtësi lëndët e prapambetura. Ky raport konfirmon edhe vetëvlerësimin e APK që Kosova duhet të forcojë më tej kapacitetet e Agjencisë, në aspektin e stafit dhe ekspertizës, duke marrë parasysh kompetencat e reja të Agjencisë dhe për të siguruar zbatimin efektiv të legjislacionit në fuqi.

“Rekomandimet e Raportit të vendit për Kosovën na inkurajojnë që në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit të punojmë së bashku me institucionet tjera me seriozitetin dhe përgjegjësinë më të lartë institucionale” ka theksuar Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj .

Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj ka bërë thirrje për institucionet përgjegjëse të legjislativit dhe ekzekutivit të Kosovës për bashkëpunim  dhe mbështetje institucionale për APK-në  në zbatimin e legjislacionit të ri që para së gjithash kërkon fuqizim të agjencisë  në kuptimin e ekspertizës profesionale,  për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. 

Raporti ka vënë në pah që  kapacitetet e Agjencisë duhet të forcohen, edhe në aspektin e stafit por dhe ekspertizës, duke marrë parasysh kompetencat e reja të Agjencisë dhe për të siguruar një zbatim efektiv të legjislacionit në fuqi. ” Është thelbësore të forcohet kapaciteti i Agjencisë, për sa i përket personelit dhe ekspertizës, dhe buxheti i saj duhet të rritet, në mënyrë që të përmbushë plotësisht dhe në mënyrë efektive mandatin dhe kompetencat e reja, duke përfshirë verifikimin e deklaratave të pasurisë dhe zbatimin e ligjit të ri” ka thekuar raporti i Progresit për Kosovën.

Agjencia falënderon Zyrën e Përfaqësuesit Special te Unionit Evropian ne Kosovë  për mbështetjen e vazhdueshme të  Agjencisë në raport me promovimin e mandatit të saj por edhe informimit të publikut me obligimet ligjore të zyrtarëve publik për transparencë dhe llogaridhënie .

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...