Live

Drejtori i KIPRED, Peci: Barrikadat në veri do të tërhiqen brenda një kohe të shkurtër

16:16 / 13 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

nga Kosova Live

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi dhe udhëheqësi i institutit “KIPRED”, Lulzim Peci, beson se KFOR-i dhe Policia e Kosovës mund kur të duan t’i largojnë barrikadat por thjesht po i jepet një shans politikës.

Peci në një prononcim për “kosovalive.net” tha se nuk sheh ndonjë potencial për eskalim të krizës.

“Po momentumi i tanishëm në veri është i ndërlidhur me pakon franko-gjermane apo evropiane siç po e quajnë tani. Kjo pako nuk po i shkon përshtati Serbisë. Nuk bën ta harrojm një gjë që Vuçiqi dhe serbët kanë mundur ta bëjnë këtë tërheqje nga institucionet dhe ta shkaktojnë këtë krizë praktikisht kurdo që kanë dashur por e kanë zgjedhur këtë moment pikërisht për t’u përpjekur që të krijojnë një teren apo rrethanë të re në teren e cila mandej me u përdor në këtë proces negociator. Nuk e shoh ndonjë potencial të madh të ekskalimit të krizës”, u shprehë ai fillimisht.

Tutje, ish-ambasadori i tha “kosovalive.net” se barrikadat në rrugë do të tërhiqen brenda një kohe të shkurtër.

“Po unë besoj që KFOR-i do ta bëj këtë dhe nuk është problem që të bëhet nga KFOR-i, mirëpo ata po dëshirojnë që kjo të bëhet me mjete politike dhe të mos vije deri te përdorimi i forcës. Unë mendoj që barrikadat në rrugë do të tërhiqen brenda një kohe të shkurtër dhe nuk do të kemi pengesa më tutje në rrugë. Këtë ka forcë ta bëj edhe Policia e Kosovës pa asnjë dyshim por këtu është duke i dhënë shans politikës, zgjidhjen e këtyre problemeve që të mos vij deri tek përplasjet e panevojshme.”

“Nëse rrezikohet siguria në veri, atëherë KFOR-i intervenon dhe i largon ato”, deklaroi Lulzim Peci./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua