Sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm i Policisë, z. Gazmend HOXHA me stafin menaxherial mirëpriti në një takim ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, z. Michael DAVENPORT me bashkëpunëtorët e tij.
Ambasadori Davenport, shprehu urimet e tij për emërimin e z. Hoxha drejtor të përgjithshëm të PK-së dhe të dy u zotuan për vazhdimin e avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Policisë dhe OSBE-së.
Me këtë rast u pohua se kontributi dhe mbështetja e OSBE-së për Policinë e Kosovës që nga themelimi i saj ka qenë kruciale, si në aspektin e trajnimit të zyrtarëve policorë deri në ngritjen e kapaciteteve profesionale policore në përgjithësi, thuhet në raportin e policisë.