Live

Drejtori i TikTok para Kongresit: Frika për rrezik të sigurisë kombëtare është skenar hipotetik

19:29 / 23 Mars 2023

Nga Kosova Live

Drejtori Ekzekutiv i TikTok, Shou Chew po dëshmon para Kongresit amerikan ndërkohë që kontrolli rritet mbi lidhjet e aplikacionit me Kinën dhe rreziqet e mundshme të sigurisë kombëtare që rrjedhin prej tij.

Cheë gjatë dëshmisë së tij tha se asaj që zyrtarët amerikanë i frikësohen si qasjes së qeverisë kineze në të dhënat e përdoruesve të TikTok-ut, është vetëm skenar hipotetik që nuk është dëshmuar, raporton CNN.

“Si mund ta kenë të gjitha shtetet gabim kanë ndaluar TikTok në pajisjet qeveritare , e po ashtu edhe drejtori i FBI-së?”, pyeti kongresistja republikane Debbie Lesko.

“Unë mendoj se shumë rreziqe që theksohen janë rreziqe hipotetike dhe teorike,” tha Cheë. “Unë nuk kam parë asnjë provë. Po pres me padurim diskutimet ku mund të flasim për provat dhe pastaj të trajtojmë shqetësimet që po ngrihen.”

Kurse, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se TikTok duhet “të marrë fund në një mënyrë apo tjetër”, por theksoi se “ka mënyra të ndryshme për ta bërë këtë”.

Gjatë fjalimit në seancën dëgjimore të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Blinken tha se ai nuk e dinte nëse do të ishte e mjaftueshme që TikTok të hiqej nga kompania e saj kineze.

Diplomati i lartë amerikan tha se ai besonte se aplikacioni është një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së, por nuk do të thoshte plotësisht se ai duhet të ndalohet. Ai vuri në dukje se është e ndaluar për t’u përdorur nga kontraktorët e Ambasadës Amerikane dhe shitësit e palëve të treta.

“Është e qartë se ne, administrata dhe të tjerët jemi kapur nga sfida që ajo paraqet dhe po ndërmarrim veprime për ta trajtuar atë,” tha ai.

TikTok ishte aplikacioni më i shkarkuar në SHBA në vitin 2021 dhe 2022, sipas të dhënave nga firma analitike Sensor Tower. Disa nga 150 milionë përdoruesit amerikanë, të cilët kanë krijuar mjete jetese dhe komunitet në aplikacion, thonë se nuk mund ta imagjinojnë një Amerikë pa të.

Shpërndaje në

U Kopjua