Live

Dreshaj për rastin e foshnjës në Spitalin e Pejës: Përgjegjësia është tek Kryeministri!

11:33 / 22 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka thënë se përgjegjësia për rastin e një foshnjeje të vdekur që ishte hedhur në rrobalarëse para një jave në Spitalin e Pejës, i takon Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se sektori i Shëndetësisë në Kosovë të cilin e cilëson si “më vitalin”, ka mbetur në duart e askujt.

Tutje Dreshaj thotë se menaxhimi i dobët në shëndetësi po prodhon skena horror.

Reagimi i plotë:

Menaxhimi i dobët në shëndetësi, javë më javë e muaj për muaj është kah prodhon skena të ngjashme me filma horror.

Paramendojeni një shtet, respektivisht një qeveri e cila nuk mund ta emërojë një ministër tash e 78 ditë. Sektori më vital i cili kujdeset për njerëzit që kanë më së shumti nevojë, ka mbetur në duart e askujt.

Është e pafalshme që të ndodh një rast i tillë si ky në Pejë, e Qeveria e Kryeministri ende të hamenden për caktimin e udhëheqësit të sektorit të Shëndetësisë.

Përgjegjësia është tek Kryeministri!

Shpërndaje në

U Kopjua