Live

Dua bën shqiponjën në “Sunny Hill”

09:14 / 03 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Dje ka filluar festivali i muzikës “Sunny Hill”, në parkun e Gërmisë. Ndonëse jo si performuese, prezente për të përcjellur performancat ishte edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa.

Këngëtarja nuk harroi të përshendetë publikun dhe këtë e bëri në mënyrën më të mirë të mundshme. Dua përshendeti të gjithë duke bërë shqiponjën.

Kujtojmë që dje në Sunny Hill performoi Miley Cyrus ndërsa  në vazhdim do të performojë edhe artisti tjetër i madh Calvin Harris.

Shpërndaje në

U Kopjua