Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka treguar pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur më shumë informacione se sa kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Sipas Dugollit, të gjithë e dinë se ShBA është shteti më i fuqishëm i globit.
Më tej, ai ka thënë se Kosova asnjë herë nuk ka bërë diçka pa dijeninë e ShBA-ve edhe mbështetjen e tyre.
“Burimet e informacionit të cilat i kanë SHBA-ja janë më të madhja e më të shumat edhe të pakrahasueshme me ato të Kosovës”, ka deklaruar Dugolli.
Sipas deputetit, ShBA-ja informacionet që i ka i ndan edhe me institucionet e Kosovës dhe krerët institucionale.
“Projekti shtetit të Kosovës është projekt i përbashkët edhe as një herë ne nuk e shohim ndryshe siç kanë qenë gjatë luftës edhe gjatë shtetndërtimit ShBA-ja nuk kanë ndaluar duke përkrahur Kosovën”, ka përfunduar ai për rtv Dukagjini.