Në Ministrinë e Mbrojtjes, nesër duke filluar nga 09:00, do të mbahet konferencë për media nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe nga ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Kështu njoftoi ministria e Mbrojtjes, me anë të një komunikate për media.
Sipas njoftimit, temë e diskutimit do të jenë shpronësimet në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës.
“Tema e kësaj konference është në lidhje me shpronësimet në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.