Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë, ku një i ri është ndarë nga jeta pas përballjes më një sëmundje të rëndë. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin, Diar Halili.
Për vdekjen e tij, kanë njoftuar familjarët, të cilët kanë bërë të ditur se varrimi i 24-vjeçarit do të bëhet sot në orën 16:00.
“Me dhimbje te thelle ju njoftojme se nderroj jete ne moshe te re pas nje semundje te rende DIAR Muhamet HALILI, lindur me 15/06/2000. Varrimi i te ndjerit behet Sot me 01/02/2024 ne ora 16:00, ne varrezat e fshatit Nadakovc”, shkruhet në njoftim.