Live

E papritur në emisionin live në RTK, i nervozuar mysafiri braktis studion

09:11 / 01 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Në ‘Lajmet e fundit’, mbrëmë në RTK ka qenë i ftuar eksperti i sigurisë Fatmir Qollaku. Por me të nisur intervista me të nga moderatori, eksperti Qollaku në mënyrë demonstrative e ka lëshuar studion e RTK-së.

Kjo me arsyetimin, ngase sipas tij, ai ka pritur për më shumë se 35 minuta pas orës 23:00 të së hënës, për t’u futur në emisionin ku ishte i ftuar për të folur rreth situatës së sigurisë në vend.

“Unë në mënyrë demonstrative po dal nga studio, për me tregu se nuk jeni serioz fare, duke e lënë një njeri me pritë mbi 35 minuta pas orës 11 të natës, prandaj unë po shkoj”, ka thënë Qollaku derisa po dilte nga studiot e RTK-së.

Ky reagim i Qollakut erdhi pasi që moderatori i kërkoi atij edhe pak kohë që të priste për ta zhvilluar intervistën.

VIDEO:

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...